VIDEO/ Aksident në autostradën Vlorë-Fier, përplasen dy automjete, shkak shpejtësia dhe lagështira

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në autostradën Vlorë-Fier. Dy automjete janë përplasur ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Shkak i aksidentit është bërë lagështira dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.