Caka nxjerr dokumentin për Krajën: Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka ka reaguar ashpër ndaj drejtuesit të prokurorisë speciale Arben Kraja, pas kërkesës së SPAK për të verifikuar gjeneralitetet e ish-presidentit Ilir Metaj. 
 

Caka ka publikuar në Facebook një dokument nga koha e komunizmit, ku dallohet se hetues ka qënë vetë Arben Kraja që sot është drejtues i SPAK. 

Postimi i plotë: 

Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?

Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive dhe nuk ka nevojë t'ia bëjë verifikimin Beni i komunizmit.

Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë.