Kompania e saj ndodhet në mes të falimentimit, Victoria Beckham lançon linjën e re të veshjeve ‘plus size’

Victoria Beckham shpreson të arrijë disa shitje shtesë përmes linjës së saj të modës duke hapur më në fund koleksionin e saj duke përfshirë stile që i përshtaten më shumë përmasave të trupit.

Ish-antëtarja e grupit ‘Spice Girl’ e ka parë kompaninë e saj të modës duke luftuar për të fituar para që kur u lançua në vitin 2008.

Dhe me raportet që zbuluan së fundmi se perandoria e saj e modës është drejt falimentimit, me një borxh deri në 54 milionë poand, ylli mund të shpresojë që lëvizja e saj e fundit të sjellë rezultate më të mira

Është raportuar se Vicky tani është duke bërë veshje që do t’i përshtaten përmasave më të mëdha trupore.

Një burim i afërt me labelin e modës së Vicky-t tha për Mail të dielën: “Më në fund Victoria ia doli. Është e mrekullueshme dhe ajo është jashtëzakonisht krenare për koleksionin e saj të ri.

“Ka klient krejtësisht të rinj atje jashtë për të blerë produktet e saj, por le ta pranojmë, asaj i është dashur një kohë e gjatë, por të paktën ajo po i ndryshon gjërat.”

Ndërsa vetë këngëtarja e kthyer në stiliste është hapur edhe për dizajnet e saj të reja.

Madje ylli së fundmi u shpreh se trupat e dobët si të saj nuk janë më në modë.

Ajo u shpreh: “Mendoj se gratë sot duan të duken të shëndetshme dhe të lakuara. Ato duan të kenë gjinj dhe të pasme. Nuk bëhet fjalë për të qenë një madhësi e caktuar. Ka të bëjë me të ditur se kush je dhe të jesh i lumtur me atë që je.”