Nuk e pranojnë lidhjen, por Megi Pojani dhe Endri Çekici kapen sërish bashkë

Prej muajsh tashmë, Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekici përfliten se janë në një lidhje, por asnjëri prej tyre nuk e pranon publikisht.

Megjithatë dyshja janë kapur shpesh mat në të njëjtat vende, që nga darkat te pushimet në ishujt e Afrikës Lindore. 

Këtë herë ishte ashensori që i nxorri sërish zbuluar Megin dhe EndrinMegi ka publikuar në InstaStory një foto ku pozon para pasqyrës së ashensorit dhe kjo nuk është hera e parë që modelja ka pozuar aty.

Në ashensor ka mbishkrime turke dhe detaje mozaike, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për bllokun e ndërtesave ku jeton futbollisti.

 

Gjithashtu dhe vetë Endri ka publikuar në Instagramin e tij një foto po në të njëjtin ashensor dhe në cep të fotos mund të vihet re se është pasqyruar diçka e bardhë, e njëjtë me ngjyrën e fustanit të Megit.