Në përkujtim të viktimave të stalinizmit dhe nazizmit: Dita e Shiritit të Zi

Më 23 gusht 2009, Bashkimi Europian zyrtarizoi një datë përkujtimore mbi viktimat e Stalinizmit dhe të Nazizmit.

Dita e "Shiritit të Zi", siç njihet në shumë vende me emrin e tij zyrtar, është një rikujtesë për viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe një mundësi për të promovuar vlerat demokratike në Europë.

Kjo ditë merr shkas edhe nga ngjarjet e zhvilluara në vendet baltike, ku rreth dy milionë njerëz bashkuan duart e tyre në një formë proteste antisovjetike më 1989-n, për t'i dhënë fund pushtimit sovjetik.

Vendosja e 23 gushtit si një ditë ndërkombëtare përkujtimi për viktimat e totalitarizmit, u mbështet edhe nga Deklarata e Vilniusit e vitit 2009 e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Më poshtë, paraqitet logoja e kësaj dite, imazhi i një grupi të rinjsh shqiptarë para pushkatimit dhe dokumenti i korrespondencës së vitit '64 mes Komitetit Ndërkombëtar në Dakau dhe kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, për ngritjen e një kampi në Dakau.