EMRI/ Mbahej në paraburgim, ndërron jetë 28-vjeçari në Lezhë (VIDEO)

Një person që ndodhej në paraburgimin e burgut të Shënkollit, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne. Mësohet se viktima është 28-vjeçari Ordison Kastrioti.

I riu nuk është ndjerë mirë dhe është nisur drejt spitalit, por ka humbur jetën rrugës. Sipas raportimeve dyshohet për vdekje natyrale. 

28-vjeçari ndodhej në paraburgim pasi kishte thyer arrestin e shtëpisë. Trupi i viktimës do të dërgohet në morg për t'iu nënshtruar mjekësisë ligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.