Arrestohet autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut në Elbasan, shoqërohet edhe një tjetër

Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së Madrit Ulqinakut në Elbasan. Në prangat e policisë ka përfunduar Horgito Peqini, 18 vjeç. Horgito Peqini është arrestuar nga policia pas gjashtë ditësh në arrati.

Burime bëjnë me dije se blutë e Elbasanit kanë shoqëruar edhe një person me inicialet K.S., 33 vjeç që ishte bashkë me autorin e vrasjes. Ndërkohë Policia vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Kujtojmë se Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin Horgito Peqini dhe për Ejden Dino e Klaudjan Sallufi si të përfshirë në konfliktin e çastit, gjatë të cilit mbeti i vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.

Mësohet se në seancën gjyqësore Ejden Dino ka dhënë të njëjtin version sikurse para policisë. Ai së bashku me dy miqtë e tij thotë se kishin konsumuar lëndë narkotike dhe kishin dalë në rrugë me armë të frohta.

Ai kishte një thikë ndërsa autori Horgito Peqini një pistoletë. Kanë qenë duke lëvizur në rrugë nën efektin e drogës teksa janë përballur me viktimën Madrit Ulqinaku dhe shokun e këtij të fundit ku i kanë kërkuar llogari pse po i shihte dhe se përse e bënë pis.

Në konflikt e sipër 18-vjecari Horgito Peqini ka nxjerrë pistoletën dhe qëlloi nga pas 33-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.