Bilanci i COVID/ 358 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 104 raste të reja me koronavirus nga 358 testime të kryera. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 25 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 312 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 3583 raste aktive me COVID.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 41 në Tiranë, 14 në Lushnje, 8 në Berat, 6 në Gjirokastër, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Kavajë, Divjakë, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Vorë, Delvinë, Pogradec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Skrapar, Gramsh.

Statistika (22 Gusht 2022) 
Raste të reja ditore             104
Të shëruar në 24 orë          312
Të shtruar në spitale            25
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                    358
Testime totale               1,951,588
Raste pozitive                  325,035
Raste të shëruara              317,876
Raste Aktive                        3,583
Humbje jete                         3,576

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë                    1,528
Fier                      422
Durrës                  324
Korçë                    240
Vlorë                      227
Elbasan                 186
Gjirokastër             173
Shkodër                161
Berat                      143
Lezhë                      105
Dibër                       59
Kukës                        15