Ishte një nga golat më të shpejtë në historinë e futbollit dhe trajneri i PSG-së Christophe Galtier zbuloi pas ndeshjes se si ndodhi.

"Jemi stërvitur për atë gol. Gjetëm një video të një goli kundër Salzburgut në Ligën e Kampionëve për Junior. Ne folëm për këtë një ditë para ndeshjes, e pamë videon dhe e provuam ne stërvitje. Duket qarte qe është mire kur ia del pas tete sekondave. Urime stafit dhe lojtarëve që guxuan të provonin dhe ja dolën. E lëndoi kundërshtarin dhe më vonë kur skuadra është aq serioz sa ishte, atëherë gjërat janë më të lehta”, tha Galtier.

Meqë ra fjala, Lille është klubi që i dha fund serisë së PSG-së të fitimeve të trofeve në kampionatin francez dy sezone më parë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/August/22/auto_Screenshot_41661183367.png", "width": 900, "height": 598 } }

VIDEO/ Shënoi pas tetë sekondash lojë, trajneri i PSG-së zbuloi sekretin e golit të Mbappes

PSG arriti një tjetër fitore bindëse në kampionat mbrëmjen e djeshme, pasi fituan 7-1 ndaj Lille dhe Kylian Mbappe ishte protagonist absolut i ndeshjes.

Sulmuesi francez realizoi hat-trick, ndërsa golin e parë të ndeshjes e shënoi pas vetëm tetë sekondash.

Lojtarët e PSG-së nisën topin nga qendra, shkëmbyen disa pasime dhe më pas Lionel Messi dha një top të gjatë për Mbappe, i cili iu shmang mbrojtjes së Lille dhe shënoi gol duke ia kaluar topin sipër portierit kundërshtar.