VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, raportohet për 3 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë janë plagosur dy drejtuesit dhe një prej pasagjerëve.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidenti janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.

Njoftimi i Policisë
Më datë 22.08.2022, rreth orës 15:50, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin V. A., 48 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni, me automjetin tip "Golf", me drejtues shtetasin D. S., 22 vjeç. 

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja S. A., 46 vjeçe, banuese në Strugë, Maqedoni, pasagjere në mjetin tip "Benz", të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.