VIDEO - SYRI TV/ Komunikonin përmes 'Telegramit', rusët e kapur në Gramsh do hetohen për ‘spiunazh’

Zbardhen detaje të reja lidhur me hetimet e 3 shtetasve  të huaj që u përfshinë në incidentin e të shtunës në mbrëmje në Uzinën e Armëve në Gramsh, ndaj të cilave Prokuroria e Elbasanit mes të tjerave ka ngritur edhe akuzën për spiunazh. 

Bëhet me dije se nga hetimet në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të dobishme për hetimet të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit. Këto materiale i përkasin periudhës së Gushtit të këtij viti, teksa për Prokurorinë përforcojnë dyshimet se këta 3 shtetas të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi që dëmtojnë interesat e vendit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur, se janë zbërthyer aparatet celulare të 3 shtetasve të huaj ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme por kryesisht "Telegramit".