Sulmi në Gramsh, Meta: Rama të reagojë dhe të ndalojë hyrjen e rusëve e bjellorusëve në vend!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të reagojë lidhur me kërkesën e bërë për ndalimin e hyrjeve të shtetasve rusë dhe atyre bjellorusë derisa të ketë një qartësim të plotë të situatës. 

Gjatë konferencës për mediat, Meta theksoi se kryeministri duhet të reagojë për kërkesën për të ndaluar hyrjen e qytetarëve shtetasve rusë apo bjellorusë të aleatëve të tyre të paktën për aq kohë sa të ketë një zgjidhje.


Meta: Nga përvoja ime si ish-president çështja të Këshillit të Sigurimit nuk më ka funksionuar. Pas një mbledhje që kam bërë, ju e dini që pati vjedhje në mes të ditës. Por megjithatë kjo nuk është çështja ime, por problem është që ushtria jonë është në gjendje të rëndë dhe këtë e kam të provuar dhe faktuar. Ushtria ende e ka të vështirë të thotë se cilat janë pronat dhe kapacitetet e saj. Unë kam denoncuar edhe në SPAK. Ushtria jonë është në gjendje problematike sa i takon bazës ajrore…Në situatën e zjarreve ju e patë, kishim sërish ushtarë me lopata dhe fshesa. Ju kujtoj që niveli i arsimit ka rënë gjithnjë e më shumë. Ne sërish jemi krenar që jemi anëtar të NATO, përshëndesim edhe dy avionet B-52. Tani nga këto raste në uzinën e armëve duhet të reflektojmë dhe po ashtu me këtë rast ftojmë kryeministrin të reagojë për kërkesën për të ndaluar hyrjen e qytetarëve shtetasve rusë apo bjellorusë të aleatëve të tyre të paktën për aq kohë sa të ketë një zgjidhje.