Lufta në Ukrainë është kthyer tani në makth për Putinin

Lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e gjashtë që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij të hyjnë në territorin fqinj. 

Në lidhje me këtë media britanike Skyneës ka folur me ish-kreu i Ushtrisë Britanike.

Gjenerali Lord Richard Dannatt tha se lufta në Ukrainë nuk ka dalë ashtu siç kishte menduar presidenti rus.

Ai sugjeroi gjithashtu se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. 

Kjo është një transkriptim i analizës së tij...

Mendoj se lufta ka dalë krejtësisht ndryshe nga ajo që e imagjinonte Vladimir Putin. 

Ky është ndoshta skenari i tij më i keq, skenari i tij i makthit.

Nëse kthehemi gjashtë muaj pas 24 shkurtit... ajo që Putin kishte në mendje dhe ajo që prisnin mediat ndërkombëtare ishte që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të rrëzohej menjëherë dhe Ukraina do të vihej nën kontrollin e Rusisë.

Dhe sigurisht, kjo nuk ndodhi.

Pastaj fokusi kryesor ka qenë përpjekja për të kapur dy provincat e Donbasit, Donetsk dhe Luhansk.

Dhe në një farë kuptimi, ai lloj mullie nga sulme të rënda artilerie ishte mjaft i suksesshëm për ca kohë.

Por gjithçka ka ndryshuar përsëri tani.

Perëndimi ka sjellë sisteme shumë efektive artilerie me rreze të gjatë, të cilat i kanë tërhequr rusët prapa.

Besimi i ukrainasve është i tillë që ata po përgatisin një kundërofensivë të menduar me kujdes për të rimarrë qytetin e Khersonit.

Sigurisht, kjo nuk do të ndodhë tani, ndoshta në vjeshtë.

Pra kjo po ndryshon sërish lojën për presidentin Putin. 

Dhe para kundërofensive të mundshme nga ukrainasit, rusëve u është dashur të zvogëlojnë sulmet e tyre në Donbas dhe të përforcojnë në zonën e Khersonit.

 Dhe sigurisht më në fund, ka pasur sulme që po ndodhin në Krime dhe kjo me të vërtetë ka tronditur popullin rus.

Pra, kjo nuk është ajo që Vladimir Putin synonte gjashtë muaj më vonë.