Sulmi në uzinën e Gramshit, identifikohet ukrainasi që shoqëronte dy rusët

Zbulohet emri i shtetasit të tretë që tentoi të futej në uzinën e Gramshit pasditen e djeshme. Burime për Syri.net bëjnë të ditur se ai është Fiodor Mihajlov shtetas ukrainas.

Tre personat kanë hyrë në vendin tonë të ndarë.

Rusja Svetlana Timofoeva, ka mbërritur në Shqipëri vetëm tre ditë më parë, ndërsa Mihajlov, tre javë më parë.

Ndërkohë grupi hetimor ka dyshime se janë të përfshirë në veprimtari spiunazhi.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, ata kanë qëndruar në Tiranë, në shtëpi me qira ditore.

Rusët, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasi janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pasi kanë tentuar të hyjnë në uzinën ushtarake në Gramsh, ndërsa përgjatë dy ditëve me radhë kanë qenë aty dhe kanë bërë foto.

Në momentin që dy ushtarakë shqiptarë u kanë kwrkuar tw ndalojw, ata kanw hedhur spraj drejt tyre, duke iu shkaktuar lwndime nw sy dhe fytyrw.

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.