VIDEO/ Gruaja e Peskov dëfrehet në Greqi gjatë pushimeve, rusët e ‘kryqëzojnë’ në rrjete sociale

Tatiana Navka, bashkëshortja e Dmitry Peskov, përfaqësues i Kremlinit, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i Putinit, ndodhet në Greqi, por nuk e ka bërë të ditur saktësisht se ku.

Dhe siç shihet nga videoja që ka ngarkuar pak orë më parë në llogarinë e saj në Instagram, ajo po argëtohet ‘alla grekshe’ duke thyer pjata dhe duke kërcyer syrtaki. 

‘’Thyerja e pjatave është pjesë e natës në Greqi. Për mua kjo është shumë argëtuese. Ju si mendoni’’ ka shkruar krahas videos së publikuar bashkëshortja e Peskov në Instagram.

Postimi i saj ka nxitur reagime të shumta,pasi ndjekësit e saj rus nuk janë dakort me zgjedhjen e Tatianës për të kaluar pushimet verore në një vend jomiqësor nda Rusisë. 

Të tjerë përdorues shkruajnë se ajo po argëtohet në një kohë kur vendi është në luftë dhe shumë ushtarë rusë po humbasin jetën në fushën e betejës, ndërsa pjesa tjetër e pyesin nëse i vjen turp Peskovit për veprimet e saja.