Pse shkoi nëna e Rita Orës në zyrën e Vjosa Osmanit?

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim Vera Orën, nënën e këngëtares Rita Ora. Ka qenë psikiatrja Vera Ora që ka publikuar në InstaStory disa fotografi nga takimi.

“E nderuar të takohem dhe të diskutoj me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë. Më tej ka shpërndarë edhe një tjetër imazh të publikuar nga këshilltarja e presidentes, ku ndër të tjerash znj.Ora shton: “Ne duam, shpërndajmë dhe ndërtojmë eksperienca të reja me Presidenten e Kosovës."

Rita Ora do të jetë në Tiranë më 6 shtator për një koncert të madh në sheshin “Skënderbej”.