VIDEO/ Kukësi-Tirana, ja kush e shënon golin e parë të sezonit të ri të Superligës

Në “Kukës Arena” po luhet ndeshja e parë e sezonit të ri futbollistik të kampionatit shqiptar mes Kukësit dhe Tiranës, shkruan Syri.net.

Në minutën e tretë shënohet goli i parë i takimit dhe i pari i Superligës së këtij edicioni.

Klejdi Daci në minutën e tretë realizon në portën e bardhebluve, duke kaluar në avantazh kuksianët.