Partizani zyrtarizon talentin 18-vjeçar të formuar në Akademinë e PSG-së

Partizani ka zyrtarizuar këtë të premte marrëveshjen me një futbollist 18-vjeçar, që konsiderohet investim për të ardhmen.

Bëhet fjalë për Endri Çelajn, një talent i formuar në Akademinë e PSG-së, por që vitet e fundit ka qenë pjesë e Veronës në Itali dhe së fundi te Maribori në Slloveni.

18-vjeçari ka nënshkruar për dy vjet dhe do të stërvitet në ekipin e parë nën urdhrat e trajnerit Colella.

Çelaj është pjesë e përfaqësueses U-19 të Shqipërisë.

Postimi i Partizanit:

“Endri Çelaj do të jetë pjesë e Partizanit për dy sezonet e ardhshme. Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me sulmuesin 18-vjeçar, i cili u bashkohet të kuqve pas eksperiencës së fundit në Slloveni me ekipin U-19 të Mariborit”.