Berisha: 'Pasaporta e artë' e Ramës, thirrje për narkotrafikantët dhe kriminelët të bashkohen në Shqipëri!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka nisur konferencën e sotshme për shtyp duke dënuar me forcë, nismën e qeverisë shqiptarë për “pasaportën e artë”, e ashtuquajtua skemë e shtetësisë përmes investimit.

Berisha tha se ajo përbën, mekanizmin e tretë dhe të fundit të shndërrimit të Shqipërisë në parajsën e drogës dhe krimit.

“Jam sot për të deklaruar në emër të PD se “pasaporta e artë” e Edi Ramës është thjesht një thirrje: “Narkotrafikantë dhe kriminelë të të gjithë rajonit, Europës dhe botës, bashkohuni në Shqipëri!”. PD deklaron se pas nisjes për legalizimin e kanabisit, ligjit për amnistinë fiskale – domethënë legalizimin e parave të pista të krimit që hyn nga jashtë, “pasaporta e artë” është dhe mekanizmi i tretë dhe i fundit i trinomit të shndërrimit të Shqipërisë në parajsën tokësore të drogës, trafiqeve dhe krimit rajonal evropian dhe botëror. “