Tre ngjarje kriminale në 12 orë, Softa: Shteti të godasë krimin e organizuar! Hall i autorëve, paratë jo burgu!

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv komentoi tre ngjarjet kriminale në 12 orët e fundit në vend. Softa tha se numri i njerëzve në një atentat nuk është dy apo tre, por më shumë.

Ai vuri theksin tek mosveprimi i Policisë së Shtetit ndërsa shtoi se problematike nuk mbeten ngjarjet për hakmarrje, por ato të krimit të organizuar që kanë zaptuar territore, kanë para dhe bëjnë vrasje me pagesë.

“Numri i njerëzve në atentate është i madh. Policia e Shtetit i ka potencialet të godasë. Ngjarje do ketë, ka pasur dhe do të ketë, njerëz që kanë për të marrë hak, do i bëjnë punët e tyre.

Por kemi atentate nga krimi i organizuar. Ka grupe profesionale që kanë organizime të caktuara, punojnë me pagesë.

Sa e frikshme dhe sa kushton jeta e një njeriu. Këta njerëz nuk pyesin se do shkojnë në burg, por mos të humbin paratë që do përfitojnë."-tha Softa.