VIDEO/ Tetë persona të shoqëruar në Polici për vrasjen e Lenës dhe Xhezos në Vlorë

Tetë persona janë shoqëruar në Polici,  pas atentatit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Pabaja të Vlorës, ku mbetën të vrarë dy persona: Shpati Lena dhe Hakim Xhezo nga Vlora.

Sipas burimeve, dyshohet se vrasësit janë me pagesë; ata i kanë prerë rrugën viktimave dhe i kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Policia e  Shtetit ngriti postblloqe për kapjen e autorëve.

Pamjet e mëposhtme vijnë nga qyteti i Lushnjës, një postbllok i ngritur për kapjen e autorëve të vrasjes në Vlorë.  Policia Rrugore dhe ajo e Rendit janë duke kryer verifikimin e mjeteve te dyshuara.