FOTO/ Neymar ndodhet në Barcelonë, tifozët katalanas nisin të ëndërrojnë

Sulmuesi i PSG-së, Neymar ka befasuar ndjekësit e tij teksa është shfaqur në Barcelonë.

Braziliani është pritur nga një grup tifozësh katalanas të cilët i kanë kërkuar autografe në fanellat e klubit, dëshirë që 30-vjeçari e plotësoi.

Arsyet e kësaj vizite ende nuk dihen, por situata e tensionuar mes Neymar dhe drejtuesve të Parisit si dhe merkatoja e shfrenuar e Barcelonës kanë bërë tifozët të ëndërrojnë një rikthim të bujshëm të brazilianit në La Liga.