Avokati i Popullit/ Rama - Basha, marrëveshje për Rusmalin

Burime bëjnë me dije se Lulzim Basha ka rënë dakord me Ramën që për Avokat të Popullit të votojë Ilir Rusmalin, ish-demokratin që prej vitesh ambalazhon të gjitha iniciativat ligjore antikushtetuese të Ramës që kanë për qëllim eleminimin e opozitës.

Ilir Rusmali, një ish-armik i Bashës në qeverinë 'Berisha', tani është kthyer në preferencën e Bashës qysh kur ish-demokrati bashkëpunon me Ramën kundër PD.

Në ditët e nxehta të gushtit kur PD dhe opozita janë marrë gjithë kohën me dëgjimin e grupeve të ndryshme dhe denoncimin e aferës së inceneratorëve, Basha nga Hamalla megjithëse i zënë me përfundimin e pishinës tek dy vilat që fitoi në opozitë, ka gjetur kohë të negociojë me Ramën për Ilir Rusmalin, ish-demokratin e kthyer në shërbim të Edi Ramës.

Kjo ka sjellë edhe përplasje brenda deputetëeve të Bashës pasi secili ka nga një kandidat të vetin e nuk janë dakord për Ilir Rusmalin.