'Djali i ditëlindjes', Rita Ora dedikim të ëmbël për bashkëshortin e saj

Martesa e Rita Orës dhe Taika Waititi-t bëri bujë të madhe në media!

Bashkëshorti i saj feston ditëlindjen e tij dhe Rita ka publikuar një story. Gjithashtu në foto ishte edhe James Cameron.

Ajo, ndau një foto të saj me Taika dhe regjisorin e Avatar, i cili mbushi 68 vjeç në të njëjtën ditë me partnerin e këngëtares. “Djemtë e ditëlindjes @jamescameronofficial @taikawaititi”, shkroi Rita.

Ajo ndau dhe nje tjeter foto

Këngëtarja Rita Ora është bërë virale së fundmi në rrjete sociale. Teksa po jepte një intervistë, ajo për një moment ka ngatërruar frutin e mollës me pjeshkën.

Komenti i saj ka shkaktuar të qeshura në programin “The Big Breakfast”.

Shikoni këtë mollë të pluhurosur! A mund ta shikoni?”, tha Rita: “Unë as që mendoj se është një mollë. Unë mendoj se është si një dardhë e vyshkët”, vijoi këngëtarja.

AJ menjëherë e ndërpreu Ritën dhe i tha se është një pjeshkë.

“Rita, më vjen keq të ta them ty por kjo është një pjeshkë, jo një mollë”.

“Rita është padyshim një zonjë që nuk shkon në supermarket”, tha Mo duke qeshur.