VIDEO/ Ekzekutim mafioz në Vlorë, konfirmohen dy të vdekur, një makinë po digjet në Çerven

Një krim që ka ndodhur para pak minutash në fshatin Panaja të Vlorës duket se është një atentat i mirëfilltë mafioz.

Ka dyshime se janë dy persona të vrarë me breshëri automatiku brenda makinës Benz së rrëzuar në kanal në autostradën Fier – Vlorë.

Shoferi duket se ka humbur kontrollin pasi është qëlluar mbi të në ecje e sipër nga një automjet tjetër.

Gazetari Këllçiu tha se një makinë është gjetur duke u djegur në Çerven në aksin Levan-Tepelenë dhe dyshohet se është e autorëve.