OST 130 mijë € tender për kozmetikën e punonjëseve, Blushi: Kulmi i babëzisë! Rama dhe banda e tij duhen shporrur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në rrjete sociale pasi OST shpalli tenderin për trajtimin kozmetik të grave. Blushi e quan kulmin e babëzisë ndërsa shton se 67 për qind e popullsisë jeton me 5.5 dollarë në ditë.

Blushi shton se kemi të bëjmë me vjedhje qeveritare papushim dhe abuzimi me taksat e shqiptarëve vijon në mënyrë të shfrenuar.

Operatori i Sistemit të Transmetimit në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur tender me vlerë 130 mijë euro për trajtimin kozmetik të punonjëseve femra.

Statusi i plotë i Tedi Blushit
KULMI I BABËZISË! OST SHPALL TENDERIN PËR TRAJTIMIN KOZMETIK TË GRAVE!

Në vendin më të varfër të Europës, ku 67% e popullsisë jeton me 5.5 dollarë në ditë, në kulmin e rritjes stratosferike të çmimeve, kur kostoja e jetesës është bërë e përballueshme, kur Qeveria nuk merr asnjë masë për kompensimin e qytetarëve në nevojë dhe në prag të krizës së pritshme energjitike, vjedhja papushim dhe abuzimi me taksat e shqiptarëve vijon në mënyrë të shfrenuar.

Operatori i Sistemit të Transmetimit, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë hap tenderin me vlerë 1⃣3⃣0⃣ mijë euro për TRAJTIMIN KOZMETIK të punonjësve femra❗❗❗

OST shpall këtë tender të turpshëm ndërkohë që kjo Qeveri e babëzisë nuk planifikon:

📌 Asnjë kompensim për rritjen e çmimit të bukës, vajit, miellit, vezëve, orizit, makaronave dhe produkteve të tjera ushqimore!
📌 Asnjë kompensim për rritjen e çmimit të karburanteve!
📌 Asnjë rritje rrogash dhe pensionesh!
📌 Asnjë paketë ndihme për turizmin!

Kur kriza është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare, babëzia e tyre nuk ka limite! Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve duhen shporrur sa më parë!