", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/August/17/auto_bqhlCjjD1660749620.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Televizioni publik gjerman: Korrupsioni, pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE

Transmetuesi gjerman “ZDF” i ka kushtuar një reportazh rrugës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke sjellë në vëmendje problemet serioze me të cilat përballet vendi.

“Shumë njerëz në Shqipëri mbështesin anëtarësimin në BE dhe bisedimet e pranimit janë në vazhdim. Megjithatë, vendi duhet të kapërcejë ende disa pengesa, siç është korrupsioni”, raporton ZDF, në materialin e titulluar “Shqipëria, Rruga e vështirë për në BE”.

Përveç korrupsionit, “ZDF” prek edhe trafikun e drogës si dhe sjelljen arrogante të kryeministrit Edi Rama me gazetarët.

Lidhur me këtë aspekt ka reaguar edhe ish-ministri Genc Pollo, i cili përmes një postimi në Twitter, teksa shpërndan reportazhin e televizionit gjerman, shkruan: TV gjerman ZDF referon si shembull “riedukimin” e gazetarëve nga Rama. Dikur dikush tha se “Rama është brand për Shqipërinë”!!