Rama rriti çmimin e naftës, Strazimiri: Vjedhje e qeverisë me oligarkët! Monopol anti-treg në kurriz të popullit

Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiti, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për rritjen e çmimit të naftës nga qeveria në Shqipëri, edhe pse çmimi i saj në bursa ka rënë.

Strazimiri shprehet se kemi të bëjmë me një vjedhje në bashkëpunim, mes qeverisë dhe oligarkëve të naftës, në një monopol anti-treg në kurriz të popullit dhe ekonomisë kombëtare.

Statusi
Sundimtari e vendos vetë çmimin! Qeveritarit ia vendos tregu! Kjo është vjedhje në bashkëpunim, mes qeverisë dhe oligarkëve të naftës, në një monopol anti-treg në kurriz të popullit dhe ekonomisë kombëtare.

Përse qeveritë e tjera nuk qeverisin njësoj si kjo banda që sundon Shqipërinë? Nuk i duan paratë? Janë më të ndërgjegjshëm? Janë më të ndershëm? JO!

Qeveritë e vendeve normale nuk guxojnë ta bëjnë sepse varen nga vota e qytetarëve, jo nga influencat e ndyra kriminale e oligarkike.

Qeveritari është deleguar me votë që të qeverisë, të administrojë, dhe po me votë i hiqet delegimi... Sundimtari nuk ka nevojë për votë... ai thjesht sundon...

Ky është dallimi midis një qeveritari dhe një sundimtari: VOTA

KAQ!