Kosovari thyen rekordin e transferimeve brenda Zvicrës

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Kastriot Imeri, është transferuar nga Servette tek Young Boys.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku, që nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka njoftuar se ky kalim ka kushtuar 3.5 milionë euro plus bonuse, duke thyer rekordin e transferimeve brenda Zvicrës.

Kështu, 22 vjeçari i bashkëngjitet liderit të Superligës së Zvicrës, ngase pas 5 javëve të zhvilluara në sezonin e ri, Young Boys gjendet në pozitën e parë me 11-të pikë të grumbulluara.