Berisha publikon albumin: Shumë mbresëlënëse, tryeza me misionarët e edukimit dhe dijes!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka vlerësuar si shumë mbresëlënës, diskutimin që pati me mësuesit dhe ekspertët e arsimit parauniversitar dje lidhur me krizën që po përjeton sistemi ynë arsimor. "Edukimi në rrezik" ishte kryefjala e takimit.

Berisha publikoi sot edhe një album me foto "nga tryeza e zgjeruar dhe shumë mbresëlënëse me misionarët e edukimit dhe dijes" siç u shpreh në Fb.