Rrezikonin mbytjen, shpëtohen dy turistë në Shëngjin

LEZHË- Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë ditën e sotme zonën e Lezhës kanë bërë që deti i Shëngjinit të kishte dallgë të larta.

Dy pushues kanë rrezikuar mbytjen pasi janë futur për t'u larë në det ndërkohë që fatmirësisht janë shpëtuar në kohë.

Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore ndërkohë ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Lezhës.