VIDEO-SYRI TV/ Shkodra vijon me koncertet verore, bashkia mbështet aktivitetet kulturore

Ansambli i qytetit të Shkodrës vjen me një koncert enkas për qytetarët artdashës. Por ky nuk është koncerti i fundit për këtë sezon veror, pasi Shkodra do të sjellë surpriza të tjera deri më 28 gusht, që shënon edhe mbylljen e aktiviteteve kulturore, për t’u kthyer më pas në muajt në vazhdim.

Nga SYRI TV

Shkodra, qyteti artdashës vijon me koncertet e verës. Këtë herë, Ansambli i qytetit do të sjellë këngët shkodrane.

Brunilda Lleshi, përgjegjëse e artit dhe trashëgimisë kulturore shprehet se netët e festave do të vijojnë për ditë me radhë në Shkodër.

Me mbështetjen e bashkisë së Shkodrës, risia e këtyre aktiviteteve është edhe Maratona e Këngës.

Data 28 gusht shënon dhe mbylljen e këtyre aktiviteteve për këtë sezon veror, për t’i hapur rrugën të tjerave në muajt në vazhdim.