VIDEO/ Shiu në Shëngjin boshatis plazhin nga pushuesit, bllokohet trafiku

Lezha është përfshirë nga reshjet e shiut gjatë ditës së sotme. Kjo situatë ka zbrazur plazhin e Shëngjinit dhe pjesa më e madhe e pushuesve janë larguar nga bregdeti.

Për rrjedhojë është krijuar trafik i renduar dhe kaos në lëvizje. Segmentet më problematike janë rruga e Shëngjinit dhe Milot-Balldre.