I bën karshillëk policisë, lëviz me targën ‘Droga’ në mes të Tiranës

Si duket “të fortët” që lëvizin në rrugët e Shqipërisë me mjete luksoze ndihen të paprekshëm para uniformave blu.

Jeta prej të forti, ajo prej krimineli, trafikanti droge duket se është trendi aktual që po jetojnë shqiptarët, aq sa nuk e kanë aspak problem, që të vënë edhe “drogë” në targat e makinës si logo identifikimi.

Një makinë me targa të personalizuara ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve në mes të Tiranës.

Nuk është një targë dosido, por që shkruhet me të mëdha fjalë “DROGA”.

Nuk dihet si e ka marrë personi në fjalë lejen për një targë të tillë të personalizuar që provokon hapur “blutë” e Tiranës.