Zyrtare/ Kukësi firmos me sulmuesin që ka luajtur edhe në Holandë

Tjetër zyrtarizim nga Kukësi vetëm pak ditë para nisjes së kampionatit. Klubi verilindor ka njoftuar në rrjetet sociale se ka firmosur me sulmuesin e krahut, Edwin Gyasi. Futbollisti 31-vjeçar ka firmosur me verilindorët për një sezon.

Sezonin e fundit Gyasi ka qenë pjesë e Beitar Jerusalem, në Izrael, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si Grafschap, Heracles, Roda, Alesund, CSKA Sofie, Dallas, Samunspor e Bolusport.

Gyasi është një prodhim i akademisë së AZ Alkmar, teksa ka qenë edhe pjesë e ekipit të të rinjve të Twentes. Në të shkuarën, Gyasi ka luajtur edhe me kombëtaren e Ganës.