Chelsea e largon Armando Brojën vetëm me një kusht

Emri i Armando Brojës vazhdon të lidhet me klube të ndryshme.

Evertoni po insiston për afrimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, por Chelsea është në mëdyshje për të larguar.

Thomas Tuchel e vlerëson 20-vjeçarin, të cilin e ka aktivizuar si zëvendësues në dy takimet e para në Premier League ndaj Evertonit dhe kundër Tottenhamit.

Mediet angleze raportojnë se “Blutë e Londrës” janë të prerë në lidhje me Brojën, duke pranuar vetëm mundësinë e huazimit të pastër, pa të drejtë apo detyrim blerje nga klubi nga Liverpooli.

Frank Lampard e njeh mirë lojtarin shqiptar, pasi ishte pikërisht ai në stol kur Broja debutoi me Chelsea në Premier League. Tani e do sërish në ekip për t’i besuar majën e sulmit të Evetonit.

Një nga klubet që tentoi blerjen e Brojës ishte West Ham, “Çekiçët” ofruan 30 milionë paund për kartonin e tij, ofertë që u refuzua nga drejtuesit e Chelsea.