Mos i humbisni këto meme/ Shpërthen humori me përplasjen e Tuchel dhe Contes

Bota e internetit dhe memeve nuk i fal dy trajnerët e ndeshjes Chelsea-Tottenham, Thomas Tuchel dhe Antonio Conte.

Ka nga ata që aludojnë se përleshja e tyre ishte pjesë e spektaklit që inskenon Premier League për të tërhequr sa më shumë vëmendje, por ka edhe të tjerë që preferojnë të bëjnë humor me momentin e fundit të ndeshjes kur gjermani nuk pranoi ta lëshonte dorën e italianit duke i kërkuar që ta shikonte në sy.

Nga Spanja në Gjermani dhe nga Anglia në Itali, të gjithë bëjnë humor me gjestin e drejtuesve të dy prej skuadrave më të forta të këtij sezoni në Premier.