'Do merrni më qafë veten'/ Meta paralajmëron punonjësit e shtetit: Mos firmosin shkresa të paligjshme

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paralajmëroi sot gjatë konferencës për shtyp, punonjësit e administratës, që të mos firmosin akte dhe vendime të paligjshme, duke iu referuar aferës së Edi Ramës me Portin e Durrësit.

Të njëjtin mesazh Meta e përsëriti edhe në llogarinë e tij të Facebook, përmes një postimi. 

Ai u kujton punonjësve të shtetit përgjegjësinë ligjore me të cilën do të përballen për shkak të firmave e tyre mbi shkresa që bien në kundërshtim me ligjet e vendit.  

Postimi
"U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të jenë shumë të kujdesshëm, të mos përdoren si bedela për të firmosur shkresa dhe akte të paligjshme sepse do të marrin më qafë veten e tyre! 
Në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji!"