Kourtney Kardashian fansja numër një e Travis Barker, shoqëron partnerin në turneun e tij

Kourtney Kardashian iu bashkua partnerit të saj Travis Barker në turneun e tij ‘Mainstream Sellout’ bashkë me Machine Gun Kelly.

Kourtney dhe Barker kurorëzuan dashurinë e tyre në Itali majin e kaluar. Tani ata po shijojnë jetën e tyre si çift.

Ylli i “KUWTK” postoi disa foto në Instagram ku ndau për ndjekësit pak nga ‘intimiteti’ që Travis dhe ajo jetuan para dhe gjatë koncertit.

Kourtney shihej e ulur sipër bateristit duke dhuruar puthje pasionante apo prapa skenës së koncertit duke i kapur duart njëri-tjetrit. Ajo vendosi krahas imazheve mbishkrimin: “gruaja e turneut”.  Ylli padyshim është fansja numër një e partnerit të saj.

Travis Barker iu bashkua Machine Gun Kelly në bateri pas një krize shëndetësore që pësoi muaj më parë.

“Kundër urdhrave të mjekut të tij dhe me gishtin e madh të thyer, e binda @travisbarker të bashkohet me ne për dy ditët e fundit,” tha Machine Gun Kelly në llogarinë e tij në Instagram.