Rama interviston gazetarin francez: Kur mendoni se vendosa të futem në BE…

Tashmë as nuk kujdeset që të fshihet që të mos kuptohet se paguan edhe mediat e gazetarët e huaj për ta pyetur siç do Rama.

Në një intervistë me pyetje dhe përgjigje neveritëse me një media franceze, Rama më së shumti duket se ka marrë në pyetje ose ka bërë një autointervistë për median franceze pasi pyetjet ishin ‘alla Fuga’ deri në neveri.

Shikoni se si e zhvillon intervistën:

Pyetja e gazetarit francez: Sapo i keni dhënë Shqipërisë një fillim të ri. Kur vendoset të anëtarësoheni në BE dhe pse e bëtë këtë zgjedhje?

Pergjigja e Ramës tregon se është bashkautor në pyetje.

Gjithçka fillon nga 2014 pra nga pushteti i Ramës. Lëvizja studentore me thirrjen ‘E duam Shqiperinë si gjithë Europa’, hyrja në OSBE në vitin 1991, dhe në Këshillin e Europës në 1995,  stabilizim-asociimi, heqja e vizave dhe dorëzimi i kërkesës për statusin e vendit kandidat, nuk kanë ekzistuar.

Dhe pastaj shajnë mediat tona që janë të kapura.