Rama-francezëve: Ju nuk e kuptoni Macronin, mezi i dhatë mandatin e dytë

Në intervistën e tij për ‘France Soir’ Edi Rama u ka dhënë mend edhe francezëve.

Ai është shprehur se francezët nuk e kuptojnë presidentin e tyre, Emmanuel Macron.

Sipas Ramës, Macron nuk e meritonte që të zgjidhej për së dyti herë me aq vështirësisë.

‘Ai është President i Francës e unë jam Kryeministër i Shqipërisë. Vendet tona nuk kanë patur marrëdhënie të rëndësishme deri më tani, por ai ka interes për Ballkanin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të Francës me rajonin.

Është gjithashtu për të ardhur keq që francezët nuk e kuptojnë humanitetin e tij. Ai u rizgjodh President me shumë vështirësi që nuk i meritonte. Nga ana njerëzore, ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Gruaja e tij është gjithashtu një person i veçantë.

Ata janë një çift i respektueshëm e i përulur, shumë larg imazhit që duket se ka publiku francez për ta’, është shprehur Edi Rama gjatë intervistës për ‘France Soir’ kur u pyet për marrëdhëniet me presidentin francez,  Emmanuel Macron.