Armando Broja përsëri në qendër të merkatos

Everton është kthyer në sulm për sulmuesin shqiptar Armando Brojën, për të cilin Chelsea nuk dëshiron ta shesë dhe Tuchel shtrëngon dhëmbët për këdo që interesohet për talentin e kombëtares shqiptare.

Gjithsesi, Chelsea është treguar shumë i qartë për të gjithë ekipet që interesohen për Brojën.

Blutë e Londrës janë të gatshëm vetëm ta lejojnë yllin e tyre të largohet në formë huazimi, pasi nuk duan të shesin kartonin e një lojtari që mendohet të jetë e ardhmja e sulmit.