Deliron Rama: Shqiptarët nuk e kanë njohur shtetin dhe ligjin, para se të vija unë

Gjatë një interviste të dhënë për median franceze ‘France Soir’, Edi Rama ka deliruar në deklaratat e tij.

Në intervistën e tij, Rama shprehet se shqiptarët nuk e kanë njohur më parë ligjin, deri sa erdhi ai dhe qeveria e tij.

‘Deri më tani, nuk e kemi njohur shtetin e ligjit, shtetin e bërë enkas për qytetarin, ku gjykatësi është gjykatës, dhe pushteti është i ndarë si duhet. Ky është një ndryshim.

Për më tepër, Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar nga vendet komuniste. Ne nuk kishim marrëdhënie e shkëmbime madje as me vendet e Lindjes që i përkisnin dikur bllokut komunist.

Ne, ishim Koreja e Veriut e Europës. Ky është një ndryshim thelbësor shumë i thellë’, ka thënë Rama për ‘France Soir.