VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, raportohet për të plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.
Mësohet se dy mjete janë përplasur dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net një person duket i shtrirë në tokë ndërsa pritet njoftimi zyrtar nga policia.