E dëgjuan fqinjët në shtëpinë që po vidhte, arrestohet shqiptari

Ai u përpoq të grabiste një shtëpi në Piza, por fqinjët u zgjuan dhe thirrën policinë.

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar natën mes të shtunës dhe të dielës 13- 14 gusht. Rreth orës 1, zhurma të dyshimta zgjuan nga gjumi qiramarrësit e një pallati në via Milano. Ato vinin nga një shtëpi, pronarët e së cilës ishin larguar me pushime.

Policia ka hyrë dhe ka gjetur 28-vjeçarin. Pas një ndjekjeje të shkurtër, i riu është ndaluar dhe vënë në pranga. Në derën e hyrjes së banesës dukeshin copa të vogla druri në tokë.