Lëkundje të forta tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë mëngjes në Greqi.

Mediat fqinje bëjnë me dije se një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 06:25 (me orën lokale) në e Samos.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 27 kilometra në veri-verilindje të Vatheos Samos, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 11.8 kilometra.

Deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.