EMRI/ Nuk përgjigjej prej disa ditësh, gjendet i vdekur në banesë i moshuari në Pogradec
Gjendet një trup i pajetë në banesë në lagjen numër 4 të qytetit të Pogradecit.
Dyshohet se Kujtim Hamolli, 72 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Burime për Syri.net bëjnë të ditur se ngjarja mund të ketë ndodhur disa ditë më parë.
Familjarët pasi e kanë kostatuar kanë njoftuar policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg, nga ku pritet të dalë arsyeja e vdekjes.
Megjithatë, familjarët insistojnë se viktima ka rënë në koktakt me energjinë e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:15, në lagjen nr. 5, Pogradec, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 72 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga sëmundje të brendshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.