‘Kam tritol dhe drogë në makinë’/ 35 vjeçari hyn me makinë në gjykatë dhe alarmon policinë në Athinë
Gjykata e Apelit të Athinës është alarmuar mëngjesin e sotëm pasi një person i panjohur ka hyrë me makinën e tij në parking, nga hyrja e rrugës Loukareos.
Sipas raportimeve të mediave greke, 35 vjeçari pretendonte se kishte futur në automjet lëndë plasëse dhe lëndë narkotike, por hetimet e para nga TEEM nuk i verifikuan fjalët e tij.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e motivit të sulmuesit.