Moti për sot/ Temperaturat ulen dhe rrebeshet kthehen gjatë mbrëmjes

Në pjesën e parë të ditës së sotme moti të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave në vend, por gjatë mesditës vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje shiu thuajse në të gjithë territorin.

Gjatë mbrëmjes dhe natës parashikohen rrebeshe. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.