Pësoi arrest kardiak/ Mjeku i spitalit të Sarandës: Si e ktheva në jetë 4-vjeçarin

Një fëmijë vetëm 4-vjeç ra në kontakt me energjinë elektrike, teksa lozte në lagjen nr 1 të qytetit të Sarandës.

Prindërit e dërguan në spital në gjendje kritike, por mjekët Besnik Shabanaj dhe Mejborna Gjata kanë mundur ta mbajnë në jetë.

Fëmija ka ardhur në spital në limitet e jetës, pa puls, me frymëmarrje të dobët. Sapo erdhi në pavion filloi raminimi kardio-polmonar dhe e vendosëm në oksigjen. 

Shyqyr që gjërat i kemi të gjitha këtu falë ndërhyrjes së shpejte arritëm të kthejmë në funksion zemrën dhe mushkëritë. 

Faza e dytë ishte ajo e zgjimit që zgjati gati një orë dhe pas kësaj fëmijë na reagoi duke hapur sytë, bëri konvulsione, gjë qe e prisnim. pasi mjekuam dhe konvulsionet fëmija pas 4 orësh kërkoi nënën e babanë dhe ishte diçka shumë e bukur”, tha Besnik Shabanaj mjek anestezist.